Tetë zjarrfikës humbin jetën në Moskë

Së paku tetë zjarrfikës kanë humbur jetën në zjarrin i cili shpërtheu në një depo të plastikës, në kryeqendrën e Rusisë, Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë nga ministria ruse për Situata të Krizave, zjarri ka shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, por meqë në depo ka pasur mjete të plastikës zjarri është përhapur shpejtë duke përfshirë një sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë.

Si pasojë e ngjarjes kanë humbur jetën tetë zjarrfikës të cilët kishin qenë të angazhuar në shuarjen e zjarrit i cili u vu nën kontroll në orët e mëngjesit.

Prokuroria ka nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button