Mbushen dy vite nga pushtimi i kryeqytetit të Jemenit nga lëvizja Husi

Kanë kaluar dy vite nga koha kur grupi Husi pushtoi kryeqytetin e Jemenit, Sana. Si pasojë e luftës së brendshme në vend deri më tani të paktën 6.600 njerëz kanë humbur jetën dhe 3 milionë të tjerë janë në statusin e refugjatit, raporton Anadolu Agency (AA).

Militantët Husi, datën 21 shtator, datë në të cilët pushtuan kryeqytetin Sana, e përkujtojnë si “përvjetori i revolucionet”. Në Sana dhe në qytetet e tjera të kontrolluar prej tyre kjo ditë është pushim zyrtar, ndërsa Qeveria zyrtare e Jemenit e cilëson këtë ditë si “dita e tokës”.

– Ekonomia

Fillimi i konfliktit të brendshëm pas një kohe të gjatë paqëndrueshmërie politike në Jemen, u bë shkak për prishjen e balancave politike. Paraja jemenase humbi pikë përpara dollarit. Nëse para pushtimit të kryeqytetit Sana nga Husitë një dollar ishte 215 rijal, tashmë ai ka shkuar në 310.

Qeveria ka akuzuar Husi-të për ulje të rezervave të dollarit nga 4 miliardë që ishte më parë, në 1.1 miliardë dollarë. Për shkak të tërheqjes së drejtpërdrejtë të parave qeveria vendosi ndryshimin e kryetarit të Bankës Qendrore dhe dërgimin e saj në qytetin Aden.

Ndërsa Husitë nuk e njohën këtë vendim dhe iu bënë thirrje fuqive ndërkombëtare të mos e njohin atë.

Një zyrtar i qeverisë në një deklaratë për gazetarin e AA në lidhje me transferimin e Bankës Qendrore tha se nuk ka kthim për transferimin e bankës dhe se mes qeverisë dhe grupit Husi në të ardhmen do të ketë edhe një luftë ekonomike.

Ndërkohë theksohet se në pjesën e Bankës Qendrore e cila ndodhet në Sana kryhen pagesat e rajonit të kontrolluar nga Husitë, ndërsa në Bankën Qendrore në Aden kryen pagesat dhe shërbimet për pjesën tjetër e cila ndodhet nën drejtimin e Qeverisë së Jemenit.

– Gjendja politike
Nëse qeveria legjitime ka nën kontroll një pjesë të mirë të qyteteve në jug të Jemenit, grupi Husi mban nën kontroll qytetet veriore, pjesë e të cilëve është edhe kryeqyteti Sana.

Vendi krahas ndarjes ekonomike dhe ushtarake është i ndarë edhe në shërbimet shtetërore. Në disa qytete ka pasur përleshje edhe mes prefektëve të emëruar nga dy palët, madje në disa vende ende gjenden dy prefektë në detyrë. Ndërkohë OKB për të dërguar ndihma humanitare herë pas here komunikon me të dy prefektët e qyteteve në mënyrë që të mos hasë probleme.

– Arsimi dhe institucionet shtetërore

Palët nuk kanë bërë ndonjë ndryshim në korrikulat e shkollave. Momentalisht në të gjitha shkollat vazhdon arsimi me librat dhe literaturën që ka qenë edhe më parë prezent.

Nga ana tjetër grupi Husi pasi pushtoi kryeqytetin mori nën kontroll Televizionin Shtetëror, Agjencinë e Lajmeve, Gazetën e Revolucionit dhe Radion Sana për mes të cilave vazhdon të bëjë propagandën e tij.

Husitë janë duke u munduar të vendosin kontrollin e tyre në drejtim të qyteteve Hudejde dhe Amran për të përparuar në drejtim të jugut. Këtë grup e ndihmojnë edhe përkrahësit e ish-Presidentit të vendit, Ali Abdullah Salih. Si rrjedhojë e përleshjeve të forcave të qeverisë me këto grupe mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Jemeni me afro 21 milionë banorë ndodhet në gjendje kritike përsa i përket ndihmave humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button