Libia rifillon eksportimin e naftës bruto

Libia për herë të parë që prej vitit 2014 ka rinisur eksportin e naftës bruto, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Naftës në Libi, Muhammed el-Harari ka thënë për gazetarin e AA se për herë të parë është nisur një anije tanker e mbushur me naftë bruto nga porti Ra’s el-Unuf në rajonin Gjysmë Hëna e Naftës. Anija me flamur të Maltës e mbushur me 700 mijë fuçi naftë është nisur drejt Italisë.

Harari ka thënë se një tjetër anije është ankoruar në portin Ra’s el-Unuf për tu mbushur me naftë bruto, ndërkohë ai nuk ka dhënë detaje për transferimin e shumës monetare të blerjes së naftës bruto.

Në kuadër të një marrëveshjeje për Agjencinë Kombëtare të Naftës me qendër në Tripoli më parë u deklarua se Mustafa Sanaallah është emëruar si Kryetari i Bordit, ndërsa Naxhi el-Magribi është emëruar nga Parlamenti i Përfaqësuesve me qendër në Tobruk si anëtar i Bordit.

Në një deklaratë me shkrim Agjencia më parë kishte thënë se si rrjedhojë e një konflikti të armatosur mes ushtarëve mbështetës të Parlamentit të Përfaqësuesve me qendër në Tobruk dhe atyre të Qeverisë së Unitetit Kombëtar, anija transportuese e naftës me flamur të Maltës ishte dërguar në një vend të sigurtë duke u larguar nga porti Ra’s el-Unuf.

Në deklaratë thuhej se anija ishte larguar për arsye sigurie dhe se në port nuk kishte përleshje të armatosur, por ishte larguar për shkak të situatës agresive.

Rajoni Gjysmë Hëna e Naftës përfshin disa qytete në Libi të cilat shtrihen mes Bengazit dhe Sirte-s. Krahas rezervave të naftës në këtë rajon ndodhen edhe disa porte për transportimin e saj, ku më të mëdhenjtë janë Ra’s el-Unuf dhe Brega.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button