SHBA, pas protestave të dhunshme gjendje e jashtëzakonshme në Charlotte

Qendra e qytetit Charlotte të premten u përfshi nga kaosi, pasi protesta kundër vrasjeve fatale të policisë ndaj një afro-amerikani u shndërrua në dhunë, duke detyruar autoritetet që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori Pat McCrory dërgoi Gardën Kombëtare dhe patrullën rrugore të shtetit për të shuar trazirat.

“I kuptoj shqetësimet, frustrimet dhe zemërimin, por kurrë nuk do të tolerojë dhunën. Dhuna është e papranueshme”, ka thënë McCrory për CNN.

Një mashkull u qëllua gjatë trazirave në qytetin më të madh të Karolinës së Veriut.

Autoritetet thanë se gjendja e tij është kritike dhe në rrezik jete.

Sipas autoriteteve ai nuk u qëllua nga  policia, por u qëllua nga disa civilë.

Duke komentuar rreth kundërshtarëve në mesin e protestuesve, McCrory tha: “Qëllimi i tyre nuk është që ti kontribuojnë bisedimeve. Qëllimi i tyre është shkatërrimi dhe anarkia, dhe kjo është diçka që kombi ynë nuk mund ta pranojë”.

Demonstruesit të martën bllokuan një pjesë të madhe të autostradës ndërsa më pas morën një traktor me rimorkio dhe i vunë flakën.

Një ditë më vonë, protestat filluan në vigjilje të lutjeve, me ç’rast një grup u drejtua për në qendër të qytetit Charlotte duke shkaktuar rrëmujë të vërtetë.

Policia hodhi gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën e protestuesve të cilët kohë pas kohe hidhnin objekte të ndryshme ndaj policisë, përfshirë shishe qelqi dhe fishekzjarre.

Keith Lamont Scott (43), u vra të martën nga policia, gjë që shkaktoi trazira.

Familja e tij pohon se ai mbante një libër në dorë dhe jo armë, kur u vra.

Por, shefi i policisë së Charlotte-Mecklenburg, Kerr Putney në një konferencë për media tha se Scott ishte urdhëruar disa herë që të dorëzonte armën, por nuk iu bind urdhërave të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button