Qeveria merr tatim për ndihmat e Kryqit të Kuq të destinuara për banorët e përmbytur!

Nga 10 për qind apo 1420 denarë, Qeveria ka tërhequr si tatim nga paratë e lëshuara nga Kryqi i Kuq për familjet e dëmtuara nga vërshimet e 6 gushtit në rajonin e Shkupit. Ndihmat e lëshuara për çdo familje janë nga rreth 13 mijë denarë, shkruan TV 21.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti theksoi se Qeveria në këtë mënyrë nga 3515 familje ka arkëtuar 5 milionë denarë.

Sipas tij, në Kryqin e Kuq kanë rezerva nga donacionet për rreth 300 familje të tjera, të cilat mund të paraqiten ditëve në vijim.

“Eventualisht mund të ketë familje të cilët nuk janë paraqitur, për këtë moment kemi lënë rezervë shumë të vogël dhe nëse ditëve të ardhshme nuk paraqiten familjet plotësuese, atëherë në mënyrë të njëjte, lineare do të ju paguhet këtyre familjeve që janë në listës e komisionit”, u shpreh për Tv21, Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.

Banorët kërkojnë që premtimet për riparimin e banesave të tyre të behët më shpejtë pasi që ata tashmë kanë mbetur pa shpresë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button