Ministri Hyseni lëshon mbledhjen në Sllovaki – u prezantua me 1244

Në konferencën ministrore të procesit të Pragës rreth krizës me migrantë e cila po mbahet sot në Bratisllavë të Sllovakisë, e ku po marrin pjesë ministra të Punëve të Brendshme nga disa shtete, shteti nikoqir nuk ka pranuar që Kosova të prezantohet me simbole shtetërore.

Sipas mediave serbe, kjo ka ndodhur për shkak se konferenca ka karakter ndërkombëtar e jo rajonal, dhe duke pasur parasysh që Sllovakia është një ndër pesë shtetet e BE-së e cila nuk e njeh pavarësinë, “Kosovën e ka prezantuar në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”.

Kjo gjë, gjithnjë sipas mediave serbe, siç transmeton Koha.net, e ka zemëruar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skender Hysenin, i cili thuhet ta ketë lëshuar mbledhjen.

“Ky de nominim është i papranueshëm nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244 , duhet t’i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së”, ka thënë Hyseni, i cili shtoi se vetëm muaj më parë, ai kishte nënshkruar me FRONTEX-in marrëveshje bashkëpunimi me atë de nominim që ishte dakorduar edhe Brukseli, ku i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të GJND-se.

Thuhet gjithashtu se ministri Hyseni që nga dje ka lobuar që Kosova të paraqitet në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, por që kërkesa e tij nuk i është pranuar.

Takimi raportohet të ketë vazhduar edhe me largimin e ministrit Hyseni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button