Kryeministri irakian: Ofensiva në Mosul e pashmangshme

Ofensiva në Mosul, qyteti i dytë më i madh në Irak i cili është nën kontroll të organizatës terroriste DAESH që nga viti 2014, mund të jetë e pashmangshme, vlerësoi kryeministri i këtij vendi Haider al-Abadi, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit bilateral me presidentin amerikan Barack Obama, Abadi shfaqi shpresën se do ta largojnë organizatën terroriste DAESH nga “bastionet e saj të fundit” gjatë muajve në vijim.

“Do ta largojmë DAESH-in nga Mosuli dhe do t’i shkaktojmë goditje të fortë asaj që DAESH-i beson”, tha kryeministri irakian.

Presidenti amerikan deklaroi se lufta kundër DAESH-it në Mosul do të jetë plot sfida, por shprehu bindjen se përparimi shpejtë do të arrihet.
“Mosuli është qytet i madh dhe DAESH-i ka vendosur bastion të thellë në këtë qytet”, tha Obama, duke theksuar koordinimin e SHBA-ve, forcave irakiane dhe luftëtarëve irakianë peshmergë.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi do të takohet të enjten edhe me nënpresidentin amerikan, Joe Biden.

Ndryshe, forcat irakiane tashmë prej disa muajsh përgatisin ofensivë të madhe në Mosul, qyteti i dytë më i madh irakian, të cilin militantët e DAESH-it e morën në vitin 2014. Forcat irakiane arritën të kthejnë pjesën më të madhe të territorit të cilin DAESH-i e mori para dy viteve. Megjithatë, kjo organizatë terroriste ende ka kontroll mbi disa pjesë të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button