Bombardim intensiv në Alepo dhe në fshatrat përreth!

Qyteti sirian Alepo dhe fshatrat përreth sot ishin objektiv i sulmeve ajrore, pasi që ushtria siriane publikoi fundin e armëpushimit shtatëditore, transmeton BTA.

Ende nuk dihet nëse sulmet  i ka bërë aviacioni sirian apo avionët rusë.

Në Alepo, si në pjesët perëndimore edhe në pjesët jugore të qytetit, objektiv i sulmeve ishin lagjet të cilat janë nën kontroll të kryengritësve.

Qendra siriane për observim  të të drejtave të njeriut njoftoi se ka një numër të madh të personave të vrarë dhe të plagosurve gjatë sulmeve.

Paraprakisht, armata siriane sot  e shpalli fundin e armëpushimit njëjavor në vend, duke akuzuar kryengritësit për shkeljen e marrëveshjes, që u lidh me ndërmjetësim të SHBA-së dhe Rusisë, transmeton DPA-ja.

“Kjo ishte mundësia e duhur që të ndalojë gjakderdhja, por grupet e armatosura terroriste luajtën me këtë marrëveshje dhe nuk e përmbushën asnjë nga klauzolat”, citohet në njoftimin e armatës, të citura nga agjencia siriane Sana.

Ushtria siriane konfirmoi se kryengritësit e ndërprenë armëpushimin që hyri në fuqi më 12 shtator mbi 300 herë.

Opozita, gjithashtu, e akuzon regjimin për shkeljen e marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button