Skllaveria për dinjitet është një mbretëri e vërtetë

Refuzoni presionet e fshehta në shoqëri. Ato presione që do topisin mundësitë tuaja për çfarëdo që ndodh rreth jush. Që do shkaktojnë heshtje përpara padrejtësisë. Që të mos vini në rrezik mundësitë tuaja të promovimit dhe të përparimit. Kështu nis dhe para se ju ta mësoni ku jeni, do jeni bërë një anëtar i paguar i kutisë së minutës.

Çmimi është shumë i lartë.  Ai përfshin humbjen e dinjitetit dhe shpirtit të njeriut. Çfarëdo lloj gjëje që mendja e njeriut mund ta konceptojë dhe besojë, ajo mund edhe ta realizojë. E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni.

Nëse ju ofrohet DINJITET, mos pyesni se çfarë vendi është! Thjesht hipni. Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar.  Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën. Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë.

Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat e injektuara nga të tjerët. Përpiquni jo që të jeni një sukses, por që të jeni një vlerë SUKSESI.

Mënyra më e zakonshme që njerëzit heqin dorë nga fuqia e tyre, është duke menduar që nuk e kanë atë.  Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër jush, duhet që gjithsesi ta bëni atë. Disa gjëra jua kap syri, por ndiqni vetëm ato që jua kap zemra.

Kur nuk ëndërrohet për sukses, por punohet për të. Të vetëm nuk mund ta ndryshojmë botën, por unë dhe ju mund të hedhim një gur në ujë, për të krijuar shumë valë. Njerëzit që thonë se diçka nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresin ata që po e bëjnë atë. Nëse e keni mendjen tek ato që keni në jetë, do të keni gjithmonë më shumë. Nëse e keni mendjen tek ato që nuk keni në jetë, do të keni gjithmonë shumë pak.

Besoni se mundeni, dhe do të keni bërë gjysmën e rrugës. Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje. Personi i vetëm që jeni të destinuar të bëheni, është personi që ju vetë vendosni të bëheni. Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm. Ne nuk mund të ndryshojmë drejtimin e erës, por mund të rregullojmë velat e anijes tonë, për të arritur gjithmonë në destinacionet e dëshiruara.

Ndrysho mendimet e tua dhe do të ndryshosh botën tënde për të kuptuar vizionet përreth. Ose ti e komandon ditën tënde, ose dita jote të komandon ty. Mënyra se si të fillosh është që të lësh llafet dhe t’ia nisësh punës. Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u thoni, njerëzit do të harrojnë atë që u keni bërë, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndjehen.

Një person që nuk ka gabuar asnjëherë, nuk ka provuar asnjëherë një gjë të re. Çdo hap DINJITETI ka bukuri, por jo të gjithë mund ta shohin. Ne nuk mund të ndihmojmë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë dikë.

Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk e bëni te ecë. Jeta është 10 ℅  çfarë ndodh me mua dhe 90 ℅  si unë reagoj ndaj saj.

Dinjiteti duhet lartësuar.

I jepni jetë duke bashkëpunuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button