Gazetari që lavdëron pushtetin dhe kritikon qytetarët

[Recension: “Shishe dhe mbeturina mbi varrezat myslimane në Tetovë (FOTO)”]

Gazetari duhet të jetë i kënaqur kur ka një fotografi, si dëshmi dhe arsye për të thelluar më tej hulumtimin e tij, ose, thjeshtë, që të sqarojë më mirë ngjarjen. Natyrisht se ajo fotografi nuk mjafton për të krijuar një pasqyrë të qartë të asaj që do të përcjellë gazetari. Për një përmbajtje informative, jashtë zhanrit të foto-lajmit, duhet më shumë… Përmbajtja duhet të jetë më informative dhe më bindëse!

Tetova sot - shishe dhe mebturina mbi varrezat muslimane ne TetoveLinku deri te artikulli origjinal: “Shishe dhe mbeturina mbi varrezat myslimane në Tetovë (FOTO)”

Data dhe koha e publikimit: 14.09.2016

Data e recensionit: 14.09.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Jo rrallë, gazetarët trajtojnë edhe problemin e vetëdijes së ulët kolektive për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe kujdesin për ambientin jetësor. Këtu vjen në shprehje roli edukues i medias, së bashku me atë që është kritikues ndaj dukurive shoqërore. Ngjarja duhet të trajtohet në atë mënyrë, që publiku dhe qytetarët të kuptojnë dëmin që shkaktohet nga pakujdesia e një pjese të popullatës.

“Shishe plastike, gurrë të rrëzuar  dhe shumë mbeturina tjera gjenden mbi varret myslimane në Tetovë. Nuk është hera e parë që qytetarë të pa ndershëm hedhin mbeturina të tilla mbi varreza. Ditë më parë disa qytetarë hodhën pjesë nga kafshët e Kurbanit në lum ku reaguan OJQ ekologjike për ndotjen e lumit.”

Për të plotësuar “mozaikun”, në këtë rast është e nevojshme anketë me banorë të zonës, të cilët do të shprehnin shqetësimin e tyre nga fenomeni, e ndoshta edhe do të jepnin inforata më të hollësishme për atë se kush e shkakton ndotjen. Jo të gjithë janë njësoj. Ashtu siç ka persona që bëjnë vepra të këtilla, ka edhe persona që e dënojnë këtë fenomen. Madje, OJQ-të janë zgjidhja tjetër e mirë, meqë edhe janë përmendur.

Autori nuk ka vonuar për të bërë një hap të gabuar. Pa shfrytëzuar burimet relevante që u përmendën më lart, autori bën një ‘reklamë’ për një ndërmarrje publike.

“Vlen të theksohet se çdo festë fetare islame në Tetovë NPK- Tetovë bën pastrimin e varrezave.”

Gazetari nuk lavdëron institucionet për punën që bëjnë, sepse atë e kanë për detyrim. Ata duhet të kritikohen alarmohen për punën e pabërë. Për më tej, NPK-Tetovë, për shembull, nuk është pyetur se pse gjatë kësaj feste nuk është bërë pastrimi i varrezave.

KODI ETIK:

Zgjedhja e fakteve patjetër duhet të sigurojë informacion objektiv, duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet.

E drejtë dhe obligim i gazetarit është të publikojë informacione për atë që ndodh në shoqëri, t’i përcaktojë dhe t’i zbulojë çështjet që do të duhej t’i ishin nënshtruar kritikës.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button