A mund të mbillet në tokat e vërshuara në rajonin e Shkupit?

Para fillimit të mbjelljeve vjeshtore, bujqit nga zonat e vërshuara në Shkup vuajnë për t’i kthyer tokat në gjendjen e tyre fillestare. Ata thonë se dëmet janë të mëdha, transmeton Alsat-M.

Vërshimet përveç se rendimentin, gjithashtu ua ka shkatërruar edhe sistemin “pikë për pikë”, dhe tani shprehen se u nevojiten mjete shtesë që të munden në kohë t’i mbjellin kulturat e planifikuara bujqësore.

Një pjesë e bujqve u ankuan se askush nga kompetentët nuk ka ardhur t’u tregojë nëse munden të mbjellin kultura të reja në arat e vërshuara. Se mostrat për analizë janë marrë vetëm nga disa rajone e jo nga të gjitha arat e rajonit të vërshuar, konÞrmojnë edhe nga Fakulteti i bujqësisë. Prej atje bëjnë të ditur se analizat e para nuk kanë treguar prezencë të organizmave patogjene mikrobiologjike të tokës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button