Pacolli: Është gënjeshtër tendencioze, s’jam kandidat për Prishtinën

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka hedhur poshtë lajmin e publikuar nga një media në Kosovë se ai mund të jetë kandidat i PDK-së e AKR-së në zgjedhjet e ardhshme për Kryetar të Prishtinës.

Në një bisedë të shkurtër për Express, Pacolli ka thënë se ky tekst është i qëllimshëm dhe po bëhet për ë dëmtuar rrugëtimin e AKR-së në skenën politike të Kosovës. “Kjo është një gënjeshtër që vjen prej thashethemeve. Është gënjeshtër për të dëmtuar AKR-në pas manifestimit që pata”, ka thënë Pacolli.

“Është tendencioze. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në rrugëtimin e AKR-së. Sigurisht tubimi im me rininë e Kosovën në oborrin tim iu ka penguar shumë”, ka shtuar ai.

Koha Ditore ka raportuar sot se Pacolli mund të jetë kandidat i një koalicioni të mundshëm mes PDK-së e AKR-së duke u bazuar në burime anonime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button