Dallimi mes shtetit sovran dhe shtetit nën protektorat ndërkombëtar

Kërkesa e kryeministrit italin Mateo Renzi për mbajtjen e Referendumit për ndryshimet kushtetuese në Itali ka hasur në kundërshtime të forta në kampin opozitar dhe mbarë shoqërinë civile italiane.

Ideja e kryeministrit italian është që përmes referendumit të ndryshoj disa nene të kushtetutës, të cilat qëllim kryesor e kanë centralizimin e pushtetit përmes reformave kushtetuese, ndryshimin e ligjit zgjedhor, shfuqizimin e ligjeve te iniciativës qytetare përmes ngritjes së peticionit nga 50 mijë në 150 mijë nënshkrime, në kohën kur majftonte një ligj i duhur kundër korrupsionit, një plan i vërtetë për krijimin e vendeve të reja të punës pa pasur nevoj të  preket ligji suprem dhe më i rendesishem siq është kushtetuta që e mbanë të bashkuar vendin dhe i siguron karakterin demokratik.

Referendumi është një institucion ligjor i parashikuar nga Kushtetuta e Republikës Italiane.

Referendumi është një nga instrumentet, së bashku me peticionit (Neni 50 i Kushtetutes), dhe projektligjit popullor per iniciativa qytetare (Neni 71 i Kushtetutes), me të cilin është e garantuar pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e  qytetarëve në jetën politike, si një e drejtë e patjetërsueshme (Neni 3 i Kushtetutes, pikat [1] [2].

Pas prononcimit të ambasadorit të SHBA-ve në Itali, zotit John Phillips; “Nëse nuk kalon Referendumi, do të jetë një goditje negative për ekonominë dhe investimet e jashtme në Itali”, të menjëhershme kanë qenë reagimet e opozitës ndaj ambasadorit amerikan; “Shikoj punët tuaja,…ne jemi aleatë, jo të nënshtruar” i tha lideri opozitar Alessandro DI Battista , përderisa presidenti i shtetit Mattarella ju përgjigj shkurt dhe qartë ambasadorit italian; “Populli është sovrani, ai vendos për të ardhmen e vet”.

Deklarata e ambasadorit amerikan “Eshtë përzierje e drejtëpërdrejt në punët e brendshme të Italisë”, nënvizoi senatori i subjektit politik “Forza Italia”, Altero Matteoli.

Akoma më të ashpër ndaj ambasadorit amerikan ishin një pjesë tjetër e opozitës italiane, të cilët kërkuan që ambasadorin John Phillips ta shpallin person “Non Grata” në Itali.

Kjo është sjellja e një shteti sovran ndaj ndërhyrjes së ambasadorit të shtetit më të fuqishëm në botë, siq janë aktualisht SHBA-të.

Për dallim nga Italia, në shtetin e Kosovës (nën protektorat) të nënshtruar para përfaqësive diplomatike, më fuqi ka fjala e cilit do ambasador të huaj në Kosovë se sa fjala e presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 120 deputetëve të kuvendit,…e të mos flasim për rolin primar të ambasadorit amerikan i cili “errëson  e kthjellë” në vendin tonë. Sa për ta freskuar kujtesën, ishte ambasadori amerikan Kristofer Dell ai që e imponoi Atifete Jahjagen si presidente përmes “zarfit”. Janë prap “ambasadoret e kuintit” ata që po bëjnë presion deri në shkallen e kërcënimit ndaj qeveritarëve kosovar që ta aprovojnë demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje kjo e cila vendit tonë i kushton me humbjen e hiq më pak se 8200 hektarëve tokë.

Përzierja e diplomatëve të huaj në punët e brendshme të Kosovës është aq e madhe dhe e gjithanshme, sa që krijohet përshtypja se pushtetarët faktik në Kosovë janë ndërkombëtarët, ndërsa qeveritarët e Prishtinës vetëm simbolikisht e rrahin “këmbanën” e pushtetit, pa pasur të drejtën e vendosjes për asgjë, as për ndryshimet kushtetuese aq të nevojshme për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,…e lërë më për Demarkacionin, Asociacionin e Komunave serbe, Gjykatën Speciale, etj.

Shteti nën protektorat i Kosovës, është i privuar nga e drejta e Referendumit, si niveli më i lartë i demokracisë, e drejtë e shprehjes së lirë të qytetarëve të një vendi të lirë dhe sovran.Mjerimi i qeveritarëve të Prishtinës ka shkuar aq largë sa që, përveq në servil të ndërkombëtarëve janë shndrruar në një pushtet diktatorial për qytetarët lojal të shtetit të Kosovës, përderisa në anën tjetër kanë mbetë të papërfillshëm e të pavlerë për pakicën serbe e cila nuk e njeh dhe as pranon Republikën e Kosovës si shtet të vetin.

Kjo të bënë te kuptosh se Republika e Kosovës përderisa nuk e ka ushtrinë e vet si garantuese e mbrojtjes së sovranitetit, nuk e ka të drejtën e Referendumit e as të vendosjes për integritetin territorial të vendit të saj, është larg së qënuri shtet sovran dhe i pavarur,…apo thënë ndryshe është vetëm një shtet formal në mesin e shteteve sovrane evropiane.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button