Iran, ushtari vrau tre kolegë, më pas edhe veten

Mediat iraniane kanë raportuar se një ushtar vrau tre nga kolegët e tij, dhe më pas veten në jug të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia iraniane ILNA mbrëmjen e së premtes citoi Fattah Mohammadin, zëvendës guvernatorin e qytetit jugor Yasuj, i cili tha se të shtënat ndodhën të premten në institucionin korrektues për të rinjtë në qytet, që ndodhet 700 kilometra nga Teherani.

Mohammadi tha se gjatë të shtënave janë plagosur edhe dy ushtarë të tjerë të cilët janë në gjendje kritike dhe se rasti po hetohet.

Mediat iraniane raportojnë herë pas here për të shtëna të ngjashme.

Përndryshe, shërbimi ushtarak i Iranit në kohëzgjatje prej 24 muaj është i detyrueshëm për të gjithë meshkujt mbi 19 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button