Japonia do të rrisë ndikimin në Detin e Kinës Jugore

Ministrja e re e Mbrojtjes të Japonisë, Tomomi Inada, ka shtyrë fuqishëm vendin e saj më vendosshmëri në çështjen e Detit të kontestueshëm të Kinës Jugore gjatë vizitës së saj të parë në Washington si ministre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Japonia do të rrisë angazhimin e saj në Detin e Kinës Jugore, si për shembull, duke iu bashkangjitur SHBA-së në manovrat e përbashkëta me flotat rajonale”, deklaroi ajo gjatë një fjalimi në fillim të javës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington ‘think tank’.

“Unë mbështes fuqishëm operacionet lundruese të SHBA-së në Detin e Kinës Jugore, të cilat janë në përputhje të plotë me rregullat e bazuara në rendin ndërkombëtar detar”, tha ajo, duke shtuar se shkelja e këtyre rregullave mund të ketë “pasoja të përmasave globale”.

Përveç fjalimit të saj në ‘think tank’, ajo bisedoi edhe me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Ash Carter në lidhje me një sërë çështjesh të sigurisë, si testi i të fundit i Koresë së Veriut me bombë atomike dhe vënien në telashe marrëveshjen për reduktimin e pranisë amerikane në ishullin Okinawa.

Ndërsa Inada ishte në vizitë ne Washington, qeveria e saj ka fituar një luftë të madhe gjyqësore, kur gjykata e lartë vendosi se sfida ligjore e Guvernatorit të Okinawa-s, Takeshi Onaga për të parandaluar veprimet e ndërtimit për zhvendosjen e bazës së Marinës amerikane në Futenma ishte vetë e paligjshme.

Inada u emërua ministre e Mbrojtjes gjatë një rikonstruimi të qeverisë në fillim të gushtit.

Ajo konsiderohet si shumë konservative, si shefi i saj, kryeministri Shinzo Abe, veçanërisht në çështjet e historisë. Emri i saj përmendet shpesh si pasardhëse e mundshme e kryemistrit Abe.

Ministria japoneze e Mbrojtjes vitet e fundit ka rritur ndikimin e saj, pasi rrethanat e sigurisë në Azinë Verilindore janë përkeqësuar dukshëm, me programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe pretendimeve të reja të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Tokyo nuk ka pretendime për ndonjërin nga shkëmbinjtë e diskutueshëm nënujorë, por ajo është e interesuar për ruajtjen e rendit aktual detar në Detin e Kinës Jugore.

Pekini është akuzuar për përpjekjet e tij për të ndryshuar rregullat me projektet masive të rikuperimit të tokave në disa shkëmbinj nënujorë, që mund të sjellë pasoja në të gjithë detin, të cilat u cilësuan si të pabaza në korrik nga tribunali ndërkombëtar dhe e njëjta nuk u pranua nga autoritetet kineze.

Washingtoni ka kërkuar që Japonia të përfshihet më shumë në çështjet e Detit të Kinës Jugore, duke përfshirë edhe patrullimet e përbashkëta. Tokio më parë kishte kundërshtuar patrullimet e përbashkëta, por fjalimi i Inadas mund të sjellë ndryshime në qëndrimin e tyre.

Tokio do ti dhurojë Filipineve dy anije të mëdha patrullimi dhe pesë avionë për të ruajtur pjesët e detit. Këtë muaj ministria tregoi se ishte e gatshëm për të furnizuar edhe Vietnamin me anije patrullimi.

Ndërkohë, Kina dhe Rusia kanë nisur të hënën një stërvitje detare tetë-ditore në Detin e Kinës Jugore. Ndër objektivat e trajnimit të deklaruara është “pushtimi i ishullit”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button