Të shtënat me armë në Prishtinë, policia zbardh ngjarjet

Policia e Kosovës ka deklaruar se sot gjatë ditës kanë ndodhur dy gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci në një konferencë për media, ka pohuar se “sot kemi pas dy raste gjuajte me armë zjarri, në dy zona të ndryshme”.

“Rasti i parë ka ndodhur në lagjen ‘Lakrishte”, ku një person ka shtënë me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkaq rastin tjetër e kemi patur në rrugën “Luan Haradinaj”, transmeton Zeri.info.

“Rasti në rrugën “Luan Haradinja”, ka ndodhur kur një person ka dal nga makina e tij dhe ka shtënë në drejtim të një qytetari. Rasti në fjalë nuk ka patur persona të plagosur por të shtënat kanë goditur një veturë që ka qenë në pritje”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë personin që ka gjuajtur me armë, duke shtuar se shkaku i ngjarjes ka qënë një mosmarrëveshje e hershme mes këtyre personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button