Fjalët më romantike që duhet t’ia thoni asaj

Femrave u pëlqejnë fjalët e mira, ato i bëjnë të ndjehen të rëndësishme dhe të sigurta pranë jush. Andaj ka disa fjalë që duhet t’ia thoni asaj, në momentin e duhur, shkruan thetoptens.com, transmeton Portalb.

Në vijim ja disa prej tyre:

1.”Mbrëmë i shikoja yjet dhe secilës ia lash një arsye pse të dua. Ishte gjithçka mirë, derisa mbaruan yjet.”

2.”E dërgova një engjëll të të shikonte natën. U kthye një minutë më vonë e më tha “Engjëjt nuk i shikojnë engjëjt tjerë”.

3.Duke ia dhuruar asaj një tufë me trëndafila, thuaji: “Do të të dua deri sa të ekzistojë trëndafili i fundit.”

4.”Nëse do t’i mbash në duar 11 lule para pasqyrës, do t’i shohësh 12 gjërat më të bukura në botë!.

5.”Thonë se fotografia shpreh 1,000 fjalë, por kur shikoj në fotografinë tënde shoh vetëm 3: Unë të dua”.

6.”Nëse do të duhej të zgjidhja në mes të frymëmarrjes dhe dashurisë për ty, unë do ta përdorja frymën time të fundit për të të thënë “Të dua”.

7.”Më mungon kur nuk jam me ty. Kur nuk jam me ty, gjithçka që bëj është të të mendoj ty. Kur mendoj për ty, gjithçka që dua është të jem me ty. Kur jam me ty, më duket se të gjitha ëndrrat më realizohen.

8.”Jeta pa ty është si një laps i thyer, e kotë”.

9.”Je miku im më i mirë, shpatullat ku mbahem, njeriu në të cilin mbështetem, je dashuria ime, e vetmja ime, je gjithçka që kam”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button