Pa ujë disa pjesë të Shkupit

­ Pa ujë sot nga ora 8:00 deri në përfundimin e punëve do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Debarcë” në komunën Qendër.

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat të Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të lidhjes së rrjetit të ujësjellësit me diametër prej F­80 në rrugën “Debarcë” numër 41 në lagjen Qendër.

­ Për shkak të defektit në tubën e ujësjellësit me diametër prej F­ 150mm në bul. “Goce Dellçev” pn përballë Gjykatës, sot  është ndërprerë furnizimi me ujë për shfrytëzuesit e QT Mavrovasja deri në rr. “Belasica”, Fakulteti Ekonomik dhe Juridik, RTVM dhe gjykatat.

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat, pas njoftimit të marrë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim, ndërprerja në furnizimin me ujë do të zgjasë nga ora 09:00 deri në sanimin e defektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button