Samiti në Bratisllavë për ardhmërinë e BE-së, pa Britaninë e Madhe

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bratislavë në samitin joformal por shumë të rëndësishëm, ku më së shumti do të bisedohet për ardhmërinë e BE-së pa Britaninë e Madhe.

Takimi i parë i madh i liderëve të BE pa përfaqësues nga Britania e Madhe, do të ketë dy qëllime, shkruan “Blumberg”, duke theksuar se qeverive evropiane fillimisht u nevojitet plan për marrëdhënien e ardhshme ndaj britanikëve, ndërsa si plan i dytë reformimi i vetë Unionit.

Në të dy rastet qëllimi duhet të jetë që në fund të sigurohet që largimi i Britanisë së Madhe nuk do ta dobësojë por do ta përforcojë projektin Evropian.

Bisedat formale për Bregzit do të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa çështja më kryesore dihet që tani – kontesti mes dëshirës britanike për qasje preferenciale të unitetit evropian në treg dhe insistimi i BE-së që me qasjen e këtillë të nënkuptohet lëvizja e lirë e punëtorëve në Britani të Madhe.

Siç paralajmëroi paraprakisht kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk, tema e bisedimeve në Bratislavë nuk do të jetë vetëm Bregzit, por edhe marrja e “kontrollit politik ndaj ardhmërisë së përbashkët”.

Kështu mes të tjerash, në bisedimet mes liderëve evropiane do të bisedohet edhe për zgjidhjen e krizës së emigrantëve, përforcimi i sigurisë dhe bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes në luftën kundër terrorizmit.

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, në fjalimin vjetor “Për gjendjen e Unionit” para PE-së në Strasburg theksoi se BE-ja e respekton dhe njëherit i vjen keq për shkak të vendimit të Britanisë së Madhe, por se Unioni ashtu siç është nuk vihet në pyetje.

Unioni Evropian gjendet në krizë ekzistenciale, por nuk do të shkatërrohet për shkak të Bregzitit, theksoi Junker dhe bëri thirrje për bashkim dhe solidaritet më të madh.

“Dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare”, theksoi Junker.

Ai sqaroi se dëshiron që Bregzit “të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur me qëllim që t’i ndërmarrin hapat e nevojshme për marrëdhëniet me Britaninë e Madhe, të cilat duhet të mbesin në baza miqësore, të marrin një formë të re”.

Kryeministri sllovak dhe organizatori i Samtit Robert Fico në prag të samitit deklaroi se takimi duhet t’i përgjigjet çështjeve se ku është sot BE-ja, por edhe të elaborojë tema, të cilat tregojnë se ky është një projekt për të cilin vlen të luftohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button