OKB: Mbi 9.600 të vdekur që nga fillimi i konflikteve në Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se që nga fillimi i konflikteve e deri tani në lindje të Ukrainës kanë humbur jetën 9.640 persona si dhe janë plagosur 22.431 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i 15-të i Komisionerit të Lartë të OKB-së në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut në Ukrainë që përfshin edhe periudhën 16 maj-15 gusht është publikuar në Kiev nga kryetarja e Misionit Vëzhgues të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Fiona Frazer.

Duke dhënë shifrat e fundit në lidhje me viktimat e konflikteve në lindje të Ukrainës Frazer tha se “Në lidhje me konfliktet që më 15 shtator kanë humbur jetën 9.640 persona si dhe janë plagosur 22.431 të tjerë duke përfshirë civilët, anëtarë të forcave të Armatosura të Ukrainës dhe separatistët e armatosur.”

Duke u shprehur se numri i viktimave civile në Donbas në krahasim me tremujorin e kaluar kanë shënuar rritje me 66 për qind, Frazer ka vënë në dukje se gjatë periudhës 16 maj-15 gusht kanë humbur jetën 28 civilë si dhe janë plagosur 160 të tjerë.

Pasi ka vënë në dukje se në raport theksohet se në Krimenë e aneksuar njëanshëm nga Rusia vazhdojnë ende bastisjet, Frazer u shpreh se zyrtarët e zbatimit të ligjit në gadishull vazhdojnë të ushtrojnë presion dhe hetojnë ato persona të cilët i konsideron si “ekstremistë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button