Mjekët: Clinton gati për presidente, Trump: Rivalen s’e mbajnë këmbët

Kandidatja demokrate Hillary Clinton është në kushte të mira shëndetësore çka i lejon të jetë qetësisht president e SHBA-ës. Është ky konfirmimi që vjen nga mjeku i ish sekretares  e cila bëri publike kartelën  mjekësore të saj pas diagnostifikimi me pneumoni në 15 vjetorin e sulmeve terroriste.

“Kandidatja demokrate 68 vjec është e shëndetshme për të pëmbushur detyrën e saj dhe po e merr veten  nga pnemunonia e lehtë.Gjendja fizike  është normale ndërsa ajo psikike e shkëlqyer” shkruan mjekja Bardack.
Por  edhe pse i është dhënë pushim, ish-sekretarja  ditën e sotme i rikthehet fushatës.Publikimi i  informacioneve rreth shëndetit të kandidates  ishte e nevojshme pas ngjarjeve të shënuara në Gound Zero dhe polemikave për mungesën e transparencës  sa i përket sëmundjes së Clinton. Edhe kartela klinike e kandidatit republikan Trump do të bëhet shumë shpejt publike por zërat e parë flasin se 70 vjeçari është duke marrë antibiotikë për të  ulur nivelin e kolesterolit.

Edhe pse deri më tani ,Trump i ka uruar shërim të shpejt rivales së tij, ai nuk i ndal sulmet politike  duke e vënë gishtin në mungesën e transparencës dhe duke pyetur nëse Hillary Clinton është në gjendje të qëndrojë në këmbë, transmeton Shqiptarja.com

Në 8 nëntor sHBA do të zgjedhë pasardhësin e presidentit Obama dhe në garë janë ish sekretarja Clinton dhe manjati i pasurive të patundshme Trump të cilët janë përfshirë në një nga fushatat më interesante të historisë amerikane.

Mediat amerikane shkruajnë se të dy kandidatët presidencialë, mes më të moshuarve që kanë garuar për këtë post, kanë qenë në presion të madh për të publikuar dosjet e tyre shëndetësore. Që prej të dielës së shkuar, kur 68-vjeçarja Clinton u ndje keq në publik, çështjet shëndetësore të kandidatëve kanë dominuar fushatën elektorale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button