Koreja Veriore mund të ndërtojë edhe deri në 20 bomba atomike

Falë pasurimit të rritur të uraniumit dhe të rezervave nga plutoniumi, Koreja Veriore deri në fund të këtij viti do të disponojë me material të mjaftueshëm për ndërtimin e rreth 20 bombave atomike, komentojnë ekspertët, transmeton BTA.

Sipas njohësve, autoritetet disponojnë me sasi të mëdha të uraniumit dhe më shumë se një e dhjeta punojnë në projekt për pasurimin e tij, deri te niveli për përdorimin e qëllimeve luftarake. Pheniani deri tani ka kryer pesë prova bërthamore, ndërsa me siguri përgatitet edhe për të gjashtën.

“Regjimi koreanoverior mundet në vit të prodhojë edhe deri në 150 kilogramë uranium të pasur. Ajo sasi është e mjaftueshme për gjashtë bomba atomike. Nëse në atë nuk shtohen edhe rezervat e plutoniumit – mes 62 dhe 54 kilogramë, vlerësimi rritet në 20 bomba”, thekson Zigfird Heker, specialist për programe bërthamore të Koresë Veriore, në raportin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button