Stili barok i fasadave do të kushtojë 30 milion euro
Me Ligjin, pa miratimin e qytetarëve dhe me vendimin e këshilltarëve në komunat dhe qytetin e Shkupit, do të ndryshohen fasadat edhe të objekteve private.
Gjatë diskutimeve në Parlament, deputeti i opozitës Jani Makraduli, ka kritikuar ashpër këto tendenca.
“30 milion euro për fasadat barok të ndërtesave, këtu nuk bëhet fjalë për shije, por për kriminalitet. Ky Ligj është Ligj kriminal. Kur nuk mbet për ët ndërtuar asnjë metër katrorë për ndërtesa barok në Qendër, tani qeveria po përqendrohet në fasada. Tre milion Euro do ët harxhohet për stilin barok të Ministrisë së Drejtësisë”, tha Jani Makraduli.
Makraduli, ka theksuar se qytetarët i kanë kumtuar atij së nuk dëshirojnë fasada të stilit barok, por këtë e vendos qeveria kur asaj i duhen para.
Makraduli theksoi se në kundërshtim me qëndrimin e arkitektëve, këshilltarët komunal do të mund t’ua ndryshojnë fasadat e ndërtesave private edhe pse ajo është çështje private.