Ja sa vend “i lumtur” është Maqedonia

Sipas Indeksit Planeti i Lumtur, Maqedonia për vitin 2016 rangohet në vendin e 90-të nga gjithsej 140 shtetet në botë, ku është matur lumturia, njofton Portalb.

Maqedonia ka 23.4 poena dhe radhitet në vendin e 90-të nga gjithsej 140 vendet. Serbia ka 29 poena dhe është në vendin e 52-të; Mali i Zi me 25.1poena, në vendin e 78-të; Shqipëria ka 36 poena dhe radhitet në vendin e 13-të; Greqia me 23.6 poena, në venin e 89-të; Bullgaria me 20.4 poena radhitet në vendin e 109-të.

Dhjetë vendet më të lumtura janë:Kosta Rica me 44.7 poena; Meksika 40.7 poena; Kolumbia 40.7 poena; Vanuatu, 40.6 poena; Vietnam, 40.3 poena; Panama 39.5 poena; Nikaragua 38.4 poena; Bangladesh, 38.4 poena; Tailanda, 37.3; Ekuadori, 37 poena.

Indeksi Planeti i Lumtur për të caktuar poenat e lumturisë, respektivisht për t’i ranguar shtetet në listë ka matur: jetëgjatësinë, mirëqenien dhe barazinë proporcionalisht me banorët që ka secili shtet i caktuar./Portalb.mk
Për të hulumtuar më shumë klikoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button