Ban: U zhgënjeva nga shumë liderë botërorë

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun deklaroi se është zhgënjyer nga shumë liderë botërorë të cilët më shumë janë të përkushtuar të mbeten në pushtet sesa ta përmirësojnë jetën e të tjerëve.

Ai shtoi se nuk e kupton pse Siria është “peng i fatit të një njeriu, presidentit të saj Bashar al Asad”, transmeton Tanjug.

Ban theksoi se gjatë kontaktit privat liderët kanë mundësi të njihen me anën tjetër të tyre edhe më të ashpër.

Edhe pse e përshkruajnë si “të qetë”, Ban pohon se ka folur për të drejtat e njeriut më shumë se çdo lider tjetër perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button