Bombarduesit amerikanë shkatërruan fabrikën e armëve kimike të ISIS-it

Avionët luftarakë të SHBA-së kanë shkatërruar një fabrikë në Irak, e cilat ishte përdorur nga anëtarët e të ashtuquajturit shtet islamik për prodhimin e armëve kimike, ka bërë të ditur Pentagoni të martën.

Më shumë gjasa, fabrika është përdorur për prodhimin e klorit dhe gazit mustardë, tha gjenerallejtënant Jeffrey Harrigan, i cili është kreu i Komandës Qendrore të Forcave Ajrore të SHBA-së, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

“Kjo paraqet edhe një shembull i mosrespektimit ligjeve dhe të standardeve ndërkombëtare”,  tha Harrigan para gazetarëve.

Gjatë sulmit i cili është kryer të hënën në afërsi të Mosulit, mori pjesë në avionë luftarakë bombardues dhe Boeing B-52, njoftoi Pentagoni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button