“Lagjja e Trimave- Kumanovë”: Vazhdon seanca gjyqësore me dyer të mbyllura për publikun

Në ora 10 vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë”, në të cilën akuzohen 37 persona për veprën penale terrorizëm dhe për “mbështetje logjistike”, të datës 9 dhe 10 maj të vitit 2015, njofton Portalb.

Edhe seanca e sotme është e mbyllur për opinionin, sepse në radhë janë ende dëshmitarët e mbrojtur, të cilët janë policë që kanë marrur pjesë në ngjarje.

Vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button