Obama do të vendosë veto në propozim ligjin me të cilin lejohet që Arabisë Saudite t’i gjykohet për sulmet e 11 shtatorit

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti Barak Obama do të vendosë veto në  propozim ligjin e miratuar nga Kongresi Amerikan, me të cilin i aprovohet që të afërmit e viktimave nga sulmet e 11 shtatorit të ngrenë akuzë për vendet si Arbia Saudite.

“Kjo nuk është mënyrë efektive që t’i përgjigjesh terrorizmit”, theksoi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest.

Pushteti ekzekutiv amerikan është i shqetësuar se një ligj i tillë do të krijojë rrezik që vetë SHBA-ja të bëhet lëndë e ndejkeve gjyqësore të vendeve të tjera.

Pesëmbëdhjetë prej 19 rrëmbyesve të aeroplanëve gjatë sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA ishin sauditë, por nuk u gjetën argumenta të forta se Arabia Saudite është e implikuar në këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button