Udhëtimi i refugjatëve në Mesdhe, lind një foshnje në anije

Në një varkë të organizatës ndërkombëtare Mjekët pa Kufij (MSF) të cilët në Detin Mesdhe shpëtojnë refugjatë, ka lindur një foshnje mashkull, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fotografinë e të posalindurit i mbështjellë me peshqir dhe me kapelë në kokë, sot e publikuan mediat. “Në kohën e shkurtër, aq sa është në këtë botë, kjo foshnje tashmë shijoi rrezikun e mbijetesës në det”, shkruhej nën fotografinë e foshnjës.

Nëna e tij Fatih braktisi bregun e Libisë me varkë kur filluan t’i paraqiten dhimbjet e lindjes, theksuan nga MSF duke shtuar se nëna ishte “e frikësuar nga fakti se në varkë do të sjellë foshnjën në jetë”.

Pas disa orësh të kaluara në det, Fatih në varkë, së bashku me refugjatët e tjerë, i gjetën punonjësit e organizatës Mjekët pa Kufij duke e transferuar ndër të parat në anijen e tyre ku edhe lindi. Kjo fotografi është publikuar në kohën kur roja bregdetare italiane pohon se vetëm sot në afërsi të brigjeve të saj ka shpëtuar 2.300 refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button