Nuk ka premierë të filmit “Lirimi i Shkupit” në Milenium, ra tavani

Është anuluar premiera e sontshme e filmit “Lirimi i Shkupit” për shkak se nga tërmeti i pasdites u dëmtua dhe ra një pjesë e tavanit të Kinemasë Milenium, shkruan NovaTv, transmeton Portalb.mk.

“Lirimi i Shkupit” ishte planifikuar për në ora 20 sonte, kurse mysafir do të ishte Rade Sherbexhija. Dje filmi për herë të parë u paraqit në Manastir, në kuadër të festivalit të filmit “Vëllezërit Manaki”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button