Ekspozitë në kujtim të viktimave të 11 shtatorit

Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Prishtinë do të organizohen një varg aktivitetesh në kujtim të personave që humbën jetën kur terroristët me aeroplanë goditën dy kullat binjake.

Me këtë rast në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sportit do të mbahet një ekspozitë ku do të shpalosen fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit në SHBA.

Për ta shënuar këtë ditë, fillimisht Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurit amerikanë në gjysëmshtizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

Kurse, në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button