Kumanovë: BDI nuk jep afate për meremetimin e Shkollës fillore “Naim Frashëri”

Dy ditë pas publikimit të lajmit në Alsat-M për kushtet e rënda në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, këshilltarët e BDI në kuvendin komunal kanë premtuar se problemet se në këtë shkollë do të tejkalohen së shpejti në koordinim me ministrinë e Arsimit.

Megjithatë, ata nuk japin ndonjë datë apo afat të caktuar për përmirësimin e kushteve të vështira në cilat mësojnë nxënësit shqiptarë në këtë shkollë.

Çatia e shkollës pikon gjithmonë pas reshjeve. Dyshemeja në klasat e kësaj shkolle është e kalbur, karriget e bankat janë të dëmtuara e të vjetruara, ndërsa ka mungesë edhe të hapësirave dhe kabineteve.

“Nuk dua të lidhem me afate, meqenëse procedurat administrative, burokratike pasiqë shpesh here japim afate por nuk mund të arrijmë deri në kohë të caktime”, deklaroi Ridvan Hasani, Koordinator i këshilltarëve të BDI në K.K. të Kumanovës.

Çatia e shkollës pikon gjithmonë pas reshjeve. Dyshemeja në klasat e kësaj shkolle është e kalbur, karriget e bankat janë të dëmtuara e të vjetruara, ndërsa ka mungesë edhe të hapësirave dhe kabineteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button