9 shqetësime shëndetësore që të duken problematike, por në të vërtetë u ndodhin të gjithave

Kur diçka shfaqet aty poshtë, që duket pak e dyshimtë, ne vrapojmë te gjinekologia në çast, por duhet të dish që për çdo gjë jofamiljare që mund të ndeshësh aty poshtë, shumë, shumë gra të tjera e kanë kaluar ankthin tënd. Të jesh grua do të thotë të kesh një qerre me probleme shëndetësore. Në këtë shkrim mbështetur te biseda me gjinekologen dhe obstreten që punon në New York, Jhansi Reddy, shpjegohet çfarë është për t’u shqetësuar dhe çfarë është plotësisht normale.

Më shumë sesa një infeksion mykotik gjatë muajve të verës. Infeksionet mykotike të dhembin aty ku ti e di mirë, askush nuk e mohon. Reddy thotë që aktivitetet e preferuara të verës si noti dhe vrapimet e gjata në natyrë, nxisin zhvillimin e infeksioneve mykotike, ndonjëherë edhe disa herë gjatë muajve të verës. Për të parandaluar infeksionet  që shoqërohen me ndjesinë e kruarjes, ajo thotë që të mos qëndrojmë gjatë me rroba të lagura apo të djersitura.

Ajo lloj dhembjeje dua të urinoj, por nuk ndodh asgjë, e njohur ndryshe si Infeksion i Traktit Urinar. Në qoftë se e ke provuar ndonjëherë dhembjen e zgjimit në mes të natës me një nevojë të padurueshme për të urinuar, atëherë e njeh dhembjen e ITU. Edhe pse është e dhimbshme, marrja e një infeksioni ITU në vit është normale. E pazakontë është kur ti merr disa infeksione, katër apo pesë, në vit, thotë Reddy. Nëse do t’i heqësh qafe infeksionet urinare, provo lëng boronicash të kuqe, por më mirë, shko tako doktorin. Për t’i parandaluar, pi sa më shumë ujë dhe sigurisht, urino gjithmonë pas seksit.

Sekrecione. Kur flitet për vaginën, nuk ka gjë më normale sesa sekrecionet, por sërish mbetet një nga temat që shkakton më shumë pyetje të pacienteve për Reddy-n. “Është shumë normale të kesh një sasi sekrecionesh fiziologjike”, thotë ajo. Ajo që duhet mbajtur mend është që, ndërsa të gjitha kanë sekrecione, gra të ndryshme kanë sasi të ndryshme. Ka raste, megjithatë, kur sekrecionet nënkuptojnë diçka më shumë. Sekrecionet e bardha të mpiksura shpesh duan të thonë që ke një infeskion mykotik, ndërsa sekrecionet më të trasha sesa zakonisht mund të jenë shenjë e një infeksioni bakterial.

Perioda që vijnë para kohe ose zgjasin. Ti nuk je e vetmja që harron të marrësh një apo dy pilula, kështu që nuk je e vetmja që aksidentalisht ke zgjatur ciklin, ose e ke nxitur atë të vijë para kohe.  Po të mos marrësh një pilul kontraceptive, ul sasinë e hormoneve, thotë Reddy, që do të sinjalizojë trupin të nisë periodat. “Po të mos marrësh pilula disa ditë, ti i shpejton periodat”, paralajmëron Reddy. Nëse je veçanërisht e ndjeshme, mund të zgjaten periodat edhe nëse lë pa pirë vetëm një pilul.

Qime nën lëkurë. Nëse je tipi i vajzës që të pëlqen depilimi total në zonat intime, atëherë ke më shumë mundësi të kesh qime nën lëkurë që mbledhin. Brisku ose dylli, edhe nëse nuk është i tepruar, atje, e bën atë zonë më të prirur për ato kokrrat e dhimbshme. Nëse të krijohet një, lëre. “Ti do që qimja të dalë nga folikula, në vend që të mblidhet më shumë brenda saj”, thotë Reddy. Ajo thotë që po të ndërrosh rregullisht briskun dhe të eksofoliosh zonën, do ta ulte rrezikun.

Aroma të rënda. Nëse ke pasur ndonjëherë një erë të pakëndshme nga poshtë, është e kuptueshme që do kesh menduar që është një arsye për t’u shqetësuar. Edhe pse erërat e forta janë diçka që duhet kontrolluar te mjeku, thotë Reddy, nuk janë arsye për një alarm të madh. Shpeshherë një erë e rëndë, është shenjë e vaginozës bakteriale, e cila për fat, mund të trajtohet lehtë me mjekime. Për të ndaluar shumimin bacterial, shmang rrobat shumë të ngushta, ndërrohu pas palestrës dhe qëndro sa më pak në vaskë.

Dhembje të niveleve të ndryshme. Një muaj, ti ndjen sikur dikush po të shtrydh vezoret dhe tjetrin, ke një dhembje fare të lehtë, në mos fare. Një ndryshim i madh në nivelet e dhembjeve, nuk është e çuditshme, në fakt, është normale, thotë Reddy. Çfarë është shkak për shqetësim janë dhembjet si grushta në bark, që nuk të lënë të shkosh në punë, çdo muaj, të cilat mund të jenë shenjë e sëmundjeve seksuale, inflamacioneve të brendshme, fibroideve të mitrës, ose endometriozës, të cilat mund t’i diskutosh, të gjitha, me mjekun tënd.

Kiste në gjoks. Po të ndiesh një gjendër në gjoks, është baras me frikë të menjëherëshme, me një arsye të mirë. Megjithatë, jo të gjitha nënkuptojnë sëmundje të rëndë. Disa herë, ato mund të jenë kiste të padëmshme që ikin brenda një muaji. Kontrolle të përmuajshme të gjoksit, janë çelësi për t’i kapur dhe koha ideale është pas periodave, kur gjoksi është më i butë. Një femër 20 apo 30-vjeçare pa një historik me probleme gjiri në familje, sipas Reddy-t, duhet të presë nëse natyra do bëjë punën e saj dhe kisti do largohet brenda një muaji.

Reagim nga produktet me aromë. Ti e di sesi mund të acarohesh nga një parfum i caktuar apo kolonjë burrash. E njëjta gjë ndodh me vaginën tënde. Për të shmangur reaksionet nga produkte të caktuara, mos përdor peceta aromatike, por vetëm klasike, pa aromë, për të mos krijuar asnjë shqetësim, sugjeron Reddy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button