Xhemaili: Arritjet e BDI në Ministrinë e Mbrojtjes e shqetësojnë PDSH

Arritjet e BDI-së, në Ministrinë e Mbrojtjes e pengojnë PDSH-në, e cila ka vënë në shënjestër të akuzave për korrupsion,  ministrat shqiptar që drejtojnë këtë ministri, tha kryesuesi I këshillit të komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili, në konferencën e sotme për shtyp.

“Në qendër të sulmeve të tyre, është vënë jo rastësisht Ministria e Mbrojtjes, Institucioni i cili që nga viti 2011 drejtohet nga  shqiptarë. Dje pa kurrfarë argumentesh në shënjestër ishte ish- ministri i parë shqiptar i mbrojtjes ne Maqedoni, Fatmir Besimi. Më herët, nga shpifjet e PDSH, nuk u kursye as ministri aktual i mbrojtjes Talat Xhaferi , një  nga  ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, tha Hisen Xhemaili.

Xhemaili, tha se “Ministria e Mbrojtjes dhe Armata janë ndër të parat institucione që thyejnë tabutë e vitit 2001 dhe barrierat etnike të viteve të ’90-ta, që kapërcejnë me sukses paragjykimet etnike. Komandanti njësisë speciale RENXHERS është një ish komandant i UCK-se, mbishkrimi në tabelën zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes , shkruhet shqip, në kohën e BDI-së. nderohen zyrtarisht Dëshmorët e Kombit në kohën e BDI-së”.

Xhemaili, parashtron pyetjen nëse i pengon partisë së Thaçit fakti se sot, “nga gjithsej 1500 shqiptarë në Armatën e Maqedonisë, 1400 janë punësuar në kohën e BDI-së. Nga gjithsej 150 shqiptarë administrator në Ministri, 143 të punësuar në kohën e BDI-së, Nga gjithsej 20 deri 25 kadetë në Akademinë Ushtarake çdo vit, 10 deri 15 kadetë janë shqiptarë në kohën e BDI-së”.

Hisen Xhemaili, tha se ndoshta a Menduh Thaçit i pengon fakti që në poligonin ushtarakë Krivollak stërviten, Pjesëtarët e Forcave Armatosura të Kosovës, apo fakti se Ministria e mbrojtjes për herë të parë ndanë  dhurata  për Vitin e Ri  fëmijëve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës, në kohën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button