Pentagon: SHBA-ja do të bashkëpunojë me Rusinë në Siri, kur Moska do t’i përmbushë obligimet

 SHBA-ja do të fillojë bashkëpunim ushtarak me Rusinë në Siri, pasi Moska t’i përmbushë obligimet e veta, që i mori në Gjenevë, theksohet në deklaratën e shkurtër me shkrim të zëdhënësit të Pentagonit, Piter Kuk lidhur me marrëveshjen për Sirinë, të arritur nga sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri dhe ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov.

“Marrëveshja e arritur në takimin e diplomatëve udhëheqës, mund të garantojë ndërprerje të tërësishme të aktiviteteve armiqësore dhe zvogëlimin e vuajtjeve të popullit sirianë, përderisa ajo respektohet”, tha Kuk.

Ai shtoi se marrëveshja do të mundësonte edhe të ndërmarrin masa për lehtësimin e situatës në Alepo, të cilën ai e quajti si “katastrofë humanitare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button