ShBA: Testimi bërthamor i Koresë së Veriut provokim serioz dhe kërcënim i madh

Pentagoni ka thënë se testimi bërthamor i Koresë së Veriut të premten, nëse konfirmohet, do të ishte një provokim serioz dhe kërcënim i madh ndaj stabilitetit në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, i cili është për vizitë në Norvegji, do të mbesë në kontakt të afërt me Korenë e Jugut dhe aleatët tjerë në rajon, kështu ka thënë zëdhënësi Peter Cook, përcjell Express.

“Nëse konfirmohet si testim bërthamor, atëherë do të jetë edhe një shkelje tjetër flagrante e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe një provokim serioz që përbën kërcënim të madh ndaj paqes dhe sigurisë në gadishullin korean dhe ndaj stabilitetit në rajonin Aziatik dhe Paqësor,” ka thënë Cook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button