Georgievski: Ky pushtet, me anë të propagandës, ndërroi identitetin sllav të maqedonasve

Në intervistën javore për të përditshmen “Utrinski Vesnik”, ish kryeministri Lubço Georgievski, tash kryetar i VMRO-Popullores, ka folur për propagandën e pushtetit aktual për të ndryshuar identitetin e popullit maqedonas, për çka ka të dhëna shkencore se ka rrënjë sllave, transmeton Portalb.

“Argumenti kryesor i këtij pushteti është se nëse i vendohet shtetit mbiemër i tipit, verior apo e epërme, do ta ndryshojmë identitetin. Ndryshimin më të madh identitetit maqedonas ia ka bërë VMRO-DPMNE-ja e sotme. Ndryshimi i parë identitetit ishte antikuizimi pa asnjë bazë. Vetëm me anë të propagandës, nga diçka që është shkencërisht e vërtetuar për rrënjët sllave të popullit maqedonas, të ndryshohet në antiko-maqedonase. As që ka shenja në histori, e as rrënjë”, tha Georgievski.

Sipas tij, për shkak të mungesës së kapaciteteve për të krijuar shtet, mosrespektimit të principeve demokratike dhe mospasjes vullnet për ndryshimin e emrit, Maqedonia ka mbetur në “bishtin” e trenit të Ballkanit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button