Tre muaj për të marrë patentën e vozitjes, ky është keqtrajtim!

Sot në Maqedoni për tu pajisur me patentë për vozitje ju duhen plotë tre muaj. Ndryshimet në ligjin e trafikut rrugor  komplikuan dhe i burokratizuan edhe më tepër proceduarat për dhënien e provimit për shofer. Kandidatët për shofer shkojnë nga njëri sportel në një tjetër vetëm për një nënshkrim, apo për të paguar harxhimet të cilat janë trefishuar tre vitet e fundit, sa ministra ndërrohen aq ligje të reja sjellin, secili sipas qejfit të vet. Ja cilat janë procedurat deri sa të vini te patenta:

Një ditë ju duhet të nxirrni certifikatë mjekësore nëse keni fat ti gjeni mjekët në punë, një  ditë ju duhet të merrni vërtetim nga shkolla që keni kryer arsimin fillor, pesë ditë nga 4 orë mësimi pra 20 orë ju duhet të ndiqni pjesën teorike në auto shkollë.

18 ditë ju duhet për pjesën praktike pa marrë parasysh a keni njohuri paraprake për vozitje apo jo duhet patjetër të vozitni 36 orë me instruktor, 2 ditë duhet të ndiqni kursin e ndihmës së parë. Kur mbaroni kursin e auto shkollës i cili zgjat plotë 25 ditë intensive, duhet pritur 7 ditë deri në terminin e testit, prej ditës kur kalon testin duhet pritur 14 ditë për terminin e poligonit sepse nuk ka vende të lira, 14 ditë për pjesën e qytetit sepse po ashtu nuk ka vende të lira. Radhën e pare 80% sigurt që nuk e kaloni provimin e pjesës se qytetit sepse nuk i keni respektuar sinjalistikën e cila nuk ekziston, pra edhe 14 ditë tjera duhet pritur termini i ri. D.m.th prej ditës qe jep provimin edhe 14 ditë duhet pritur deri sa te marrësh patentën prej policie, pra fiks tre muaj.

Punoj nga viti 1996 si instruktor për vozitje, dhe nuk mbaj mend asnjëherë të këtë patur ngatërresa dhe komplikime administrative kaq të mëdha për kandidatët siç janë proceduarat e tanishme.  Jam pro rregullit nëpër auto shkolla siç është montimi i kamerave me qëllim monitorimin e punës së auto shkollave me qëllim kualitetin, por nuk pajtohem assesi që kandidatët të keqtrajtojhen dhe të presin nga dy javë apo një muaj deri sa të hyjnë në provim. Madje çka është më tragjikja- kandidati mbaron me kursin e vozitjes dhe deri sa ti vije koha për në provim d.m.th mbas 1 muaji sigurisht që ka harruar rregullat dhe vozitjen që ka mësuar me instruktorin, kjo rrit kuantitetin nëpër auto shkolla dhe ndikon negativisht në mësimin e vozitjes për kandidatët.

Sa për informim, kemi reaguar nëpër subjektet përkatëse për këto probleme por askush nuk na dëgjon, ndoshta do na dëgjojnë në datën 11 dhjetor 2016, atë ditë zëri i jon nëpërmjet votës tonë do jetë zëri më i fuqishëm për 4 vitet e ardhshme!

 

Përparim Istrefi
Instruktor për vozitje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button