Lëvizja BESA: 8 Shtatori është përkujtim i shtetit asimetrik

Sot, në përvjetorin e themelimit të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Lëvizja BESA thekson se 8 Shtatori, më shumë se festë shtetërore, është përkujtim për shtetin asimetrik që është prodhuar ndër vite.

“Më 8 Shtator 1991, pas referendumit të mbajtur për Maqedoninë e pavarur (të cilin shqiptarët e bojkotuan), Maqedonia e deklaroi pavarësinë e saj pa e marrë parasysh edhe vullnetin e shqiptarëve. Kjo në vazhdimësi ka shkaktuar pakënaqësi, që kulmuan me krizën e vitit 2001, madje – sipas nesh – edhe kriza aktuale politike në gjenezë është krizë ndëretnike, ngase partia maqedonase në pushtet, pasi që bëri etnizimin e plotë të shtetit, në fund e bëri edhe partizimin e tij, gjë që e prodhoi krizën. Duke qenë në këtë datë të rëndësishme për shtetin, Lëvizja BESA edhe një herë konstaton se Maqedonia është i kurdisur si shtet asimetrik, ngase kemi një shoqëri multietnike, ndërsa shteti është plotësisht monoetnik. Kjo asimetri është shkaktare e krizave dhe problemeve të vazhdueshme në vend. Për këtë arsye ne gjithnjë kemi theksuar dhe vazhdojmë të pohojmë se shpëtimi i këtij shteti është nëse ai e njeh realitetin shoqëror dhe kjo reflektohet edhe në ndërtimin shtetit. Dhe, nëse pas gjithës kësaj dikush konsideron se 8 Shtatori është ditë feste, ne ia urojmë këtë festë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button