PDSH Strugë del me akuza ndaj kandidatit të PDSH në njësinë pesë

Dega e PDSH-së në Strugë ka njoftuar sot se kandidati i PDSH-së në njësinë zgjedhore numër 5, nuk ka nënshkruar për kandidaturën e Iljaz Halimit pë president gjatë periudhës kur kjo parti mblidhte nënshkirmet në qytetin e Strugës, madje sic thonë ata, Jonuzi e ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë kur i është kërkuar.

“Zija Jonuzi dhe bashkëshortja e tij, të dy anëtarë të kuvendit të Degës së PDSH-së në Strugë, madje z.jonuzi edhe anëtar i kuvendit qendror të PDSH-së, nuk e kanë nënshkruar kandidaturën e Iljaz Halimi për president. Jonuzi ftesës për ta bërë një gjë të tillë i është përgjigjur me arsyetimin, se ka përparsi ka biznesin e tij është i angazhuar privatisht dhe se nuk ka kohë dhe hapsirë të merret me aktivitete politike” thonë nga Dega e PDSH-së në Strugë.

Menjëherë ndaj këtyre akuzave, në një prononcim për portalin Drini.mk është përgjigjur Zija Jonuzi, i cili thekson se në asnjë moment nuk ka refuzuar të nënshkruajë  kandidaturën e Halimit.

“Unë nuk kam arritur të jap nënshkrimin tim për Halimi, por kjo vetëm për arsye kohore. Kam kontaktuar me kryetarin e nëndegës për ktë rast, sic e dini nënshkrimet janë tërhequr një ditë para afatit, dhe unë nuk kam arritur sic planifikoja ditën e Dielë për të vënë firmën time, sepse kam qenë tepër i angazhuar me punë familjare në atë kohë.  Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për të kontribuar për PDSH-në, mund t’ju konfirmoj se unë personalisht kam grumbulluar 2000 nënshkrime për kandidaturën e znj.Mirushe Hoxha kur ishte pjesë e garës për president. Nuk mund të njëlloset kontributi im me të tilla akuza të pa baza, Unë e mbështes fuqishëm z.Halimi ashtu sic kam bërë gjithmonë” tha Zija Jonuzi.

Akuzat nga dega e PDSH-së, vijnë pas informacionit se Iljaz Halimi do të qendrojë sot në Strugë për tu takuar me banorët e këtij rajoni dhe më pas për të realizuar tubim qendror në fshatin Ladorishtë./Drini.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button