Komisari rrëfen vjedhjen e pyetjeve të provimit të policisë nga FETÖ

Komisari M.K i marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit nga organizata terroriste FETÖ në qytetin Samsun të Turqisë dhe i lënë i lirë me kusht, ka dhënë detaje mbi këtë organizatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se ai kërkon të përfitojë nga ligji për pendimin tregoi për vjedhjen e pyetjeve të provimit për ngritjen në detyrë dhe në grada, si dhe për ngjarjet e 17 – 25 dhjetorit.

Komisari M.K tregon se komunikimi brenda organizatës përpara 17 – 25 dhjetorit është bërë përmes numrave të blerë si “të hapur” (të riregjistruar në emër të dikujt tjetër) dhe përmes telefonave të ndryshëm.

Telefonat me “numra të hapur” disponoheshin nga përgjegjësit e qyteteve (abilerët e qyteteve) si dhe abilerët përgjegjës të grupeve të ndryshme, thotë komisari. Ai më pas shton se këto telefona mbahen jo më shumë se 2 – 3 muaj dhe më pas hidhen.

“Pasi kalon një periudhë prej 2-3 muajsh telefoni dhe numri hidhet. Blihet telefon dhe numër i ri për personin përgjegjës. Pas periudhës së 17 – 25 dhjetorit u dha urdhër të mos përdoren më telefonat. Pas kësaj dhanë urdhër që në telefonat e një personi përgjegjës për çdo grup të instalohej një program me emrin ‘Eagle’. Kontakti vazhdoi përmes këtij programi. Në këtë program vinin edhe ligjëratat e Fetullah Gülen-it çdo ditë në formë mesazhi”, shprehet thotë M.K.

Pas disa muajsh organizata tregon se ky program nuk punon mirë dhe se duhet të çaktivizohet dhe se në vend të tij duhet të instalohet programi ‘Bylock’.

“Edhe unë e shkarkova në tabletën tim që kishte edhe veçori telefoni. Për të aktivizuar programin na kërkuan të shkarkonim një program të titulluar ‘VPN’. Edhe unë sa herë që të hapja programin në këtë mënyrë veproja. Në këtë mënyrë në këtë program vinin informacione në lidhje me rendin e ditës si dhe ligjëratat e Fetullah Gülen-it. Madje ndonjëherë vinin edhe mesazhe të cilat tregonin ëndrrat e para nga Gülen-i. Një vit pasi ndodhi 17 – 25 dhjetori u mundova të largohem nga kjo organizatë. Por hezitova për shkak se e dija se sa e fuqishme ishte. Ligjëratat i ndërpremë duke nxjerrë një pretekst që mund të jetë e rrezikshme të vazhdonim, ndërsa ndihmë financiare vazhduam të japim” tha M.K në vijim.

Ndërsa në lidhje me provimin për rritjen në detyrë dhe gradë të policisë M.K thotë: “Kur isha në detyrën time të vjetër në qytetin Ordu, një mësues i mësimeve të fesë dhe kulturës fetare emrin e të cilit nuk e mbaj mend më thërriti ndërkohë që po afronte koha e provimit. Më mori në makinën e tij dhe duke kërkuar që të betohem më dha 250 pyetje. Ai më tha se 80 pyetjet e provimit do të dalin nga këto 250 pyetje dhe më kërkoi të bëj kujdes, të mos i fus në asnjë pajisje dixhitale dhe se pas 3 – 4 ditësh do ti marrë mbrapsht. 10 ditë para provimit kërkova leje. Punova duke i’u referuar këtyre pyetjeve. Nga 100 pyetjet e provimit 80 prej tyre dolën nga pyetjet që më dha mësuesi. Bëra 89 pyetje dhe arrita të marr 92 pikë nga ky provim.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button