Sekretari i Jashtëm britanik: Rusia doli kundër Bashar Al-Assadit

Bashar al-Assad nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të paqes në Siri, theksoi Boris Johnson në prononcimin e tij të parë publike rreth kësaj çështjeje që kur mori postin e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Johnson tha se presidenti sirian ishte “makinë vrasëse, me bombat e tij fuçi dhe, në fund, lufta e tij për mbijetesë politike personale” ka shkaktuar rreth 400.000 të vrarë sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara në vend.

Ai shtoi se “madje” edhe Rusia pranon nevojën për tranzicionin e udhëheqjes politike të Sirisë.

Johnson i bëri këto komente në një kolumnë në gazetë të publikuar përpara takimit të së mërkurës në Londër të Komitetit të Lartë Negociator Sirian, i cili përfaqëson grupet opozitare në Siri.

Ai shkroi në gazetën “The Times”: “Në Londër do të takohen njerëzit, të cilët kanë përvojë të drejtpërdrejtë për drejtimin e Sirisë, por që e mohojnë plotësisht mënyrën e Assadit të shtetit policor. Ata duan të krijojnë një shtet të ri në të cilin do të ketë kontroll dhe balanc në qeveri dhe në të cilin do të respektohen të drejtat e grave dhe minoriteteve. Ambicia e tyre janë që të sigurojë një hapësirë të sigurt, të lirë nga terrori, me të cilën refugjatët do të mund të kthehen. Mbi të gjitha, Komiteti i Lartë negociator nuk paraqet fitoren e një grupi sektar mbi tjetrin ose transferimin e pushtetit në Siri nga një fraksion në një tjetrin”.

Johnson tha se çështja e tranzicionit politk në Siri është besuar gjerësisht, sa që “edhe Rusia e ka pranuar atë”.

Por, siç tha, ata do të vazhdojnë të mbajnë Assadin në pushtet për shkak të shqetësimeve se çfarë do të ndodh pas largimit të tij.

Në takimin e së mërkurës të Komitetit të Lartë Negociator do të propozohet “kalim gradual”, tha Johnson.

“Fillimisht do të ketë një fazë negociatash gjashtë-mujore në mes të regjimit dhe opozitës, të shoqëruara me armëpushim të përgjithshëm dhe qasje të plotë humanitare në të gjithë vendin”, shkroi ai.

“Më pas do të vijojë një periudhë 18-mujore në të cilën Siria duhet të qeveriset nga një trup kalimtar. Më e rëndësishme është se do të jetë një përzierje e figurave të opozitës dhe përfaqësues të qeverisë së tanishme dhe të shoqërisë civile”, vlerëson Johnson.

Komentet e tij erdhën vetëm disa muaj pasi ai shkroi një kolumnë në “Daily Telegraph”, në mars të këtij viti, kur ai ishte ende kryetar i bashkisë së Londrës, kur dha vlerësimet e tij për Assadin dhe Rusinë për çlirimin e qytetit të lashtë Palmira nga DAESH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button