BDI përdor USHT-në për fushatë politike

Shpërdorimi  i institucioneve shtetërore për marketing politik sidomos në kohë fushatash po me vrull gjithnjë e më të madh. Kjo shihet edhe nga fotoja më lartë, ku BDI materialet promovuese i ka vendosur edhe në hapësirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës, edhe pse ditë më parë përfaqësuesit e USHT dolën me gojën plot me mesazhin se ‘Nuk do të lejojmë që USHT të përdoret për propagandë politike’.
  
Xhabir Deralla nga Qendra për liri, ‘CIVIL’ e cila merret me vëzhgim të zgjedhjeve, thekson për Portalb se shkelja e të drejtave të njeriut dhe diskriminimi janë shumë prezente në fushën e përcaktimin politik në Maqedoni.

Ashtu sikurse në proceset e kaluara zgjedhore partitë në pushtet si në nivel lokal ashtu edhe atë qendror i shpërdorin resurset lokale dhe shtetërore për qëllime partiake, gjë që përputhet edhe me vlerësimin e ODIHR gjatë zgjedhjeve të kaluara se është zbehur kufiri mes partive dhe institucioneve. Po ashtu edhe konstatim i CIVIL në raportin rreth të drejtave të njeriut në Maqedoni ku theksohet se shkelja e të drejtave të njeriut dhe diskriminimi janë shumë prezente në fushën e përcaktimin politik respektivisht keqpërdorim i këtyre resurseve për qëllime politike”.

“Në bazë të hulumtimeve të CIVIL, një situatë e tillë është prezente në gjithë shtetin dhe në të gjitha nivelet”, shton për Portalb Deralla.

Por një gjë e tillë ndodh në USHT edhe përkundër deklarimeve të udhëheqësve të institucionit arsimor se nuk do të lejojnë keqpërdorimin e universitetit për qëllime politike. 

“Universiteti Shtetëror i Tetovës është institucion i lartë arsimor i të gjitha komuniteteve, që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, pa dallim përkatësie etnike, fetare apo politike dhe të gjitha partive politike u dëshirojmë suksese në prag të këtyre zgjedhjeve, por nuk pajtohemi në asnjë mënyrë, që Universiteti Shtetëror i Tetovës të përdoret për reklamë dhe propagandë të politikave ditore, dhe aq më tepër, emri i këtij institucioni të vetëm të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë të shndërrohet në arenë të shfryrjes, larjesh hesapesh dhe përfitimit të ulët politik” theksoi pak ditë më parë Prorektori për çështje arsimore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fehari Ramadani. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button