Fillon raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd

Sot ka filluar raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd me temë “targat”

Raundi i ri i bisedimeve Beograd-Prishtinë në nivelin teknik ka filluar sot pasdite në Bruksel

Tanjug raporton se tema e bisedimeve të së mërkurës do të jetë ajo për lëvizje të lirë dhe për qarkullim të veturave me targa të Kosovës në territorin e Serbisë.

Ditën e dytë më 8 shtator do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës.

Gjatë tri ditëve të bisedimeve në Bruksel delegacionin e Beogradit e udhëheq drejtori i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq ndërsa atë të Prishtinës ministrja për Dialog Edita Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button