Fërçkovski: Kjo diktaturë nuk i ka problem zgjedhjet

­Maqedonia nuk ka institucione, ata janë komplet të varrosura nga pushteti i partizuar, ka theksuar për DW në gjuhën maqedonase profesori universitar Lubomir Fërçovski, transmeton Portalb.

Sipas tij, projekt i madh në 5-10 vitet e ardhshme do të jetë re-institucionalizimi i institucioneve.

Ai ka porositur të mos mos biem në nivelin e të a.q. fundamentalistë zgjedhor edhe pse zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Zgjedhjet janë instrument që nuk mund të shmanget. Megjithatë, nuk duhet t’u jepet edhe aq rëndësi të madhe, sepse diktaturat bashkëkohore, në të cilat bie edhe populizmi autoritar maqedonas, e ka fituar problemin e zgjedhjeve në demokraci, ka okupuar instrumentet zgjedhore të pushtetit shtetëror dhe propagandës, mediat, dhe për to zgjedhjet nuk janë problem”, ka thënë Fërçkovski.

Zgjedhjet në diktaturë, shton më tutje profesor, tentojnë ta ndryshojnë antagonizmin në mes partive politike dhe luftën politike ta zhvendosin diku tjetër, transmeton Portalb.

“Do të thotë se nuk ka përplasje në mes të djathtës, të majtës dhe qendrës, por diktatura zhvendosë debatin në mes maqedonasve dhe armiqve të saj: jashtë, brenda, etj.,etj. Ata e deformojnë politikën në demokraci prandaj edhe zgjedhjet nuk funksionojnë. Zgjedhjet thjesht vetëm e vërtetojnë partinë që duhet të fitojë. Këtu qëndron problemi me diktaturat. Zgjedhjet nuk janë problem për diktaturat bashkëkohore. Problemi jonë është si ta shkatërrojmë atë rreth të mbyllur: me institucionet paralele, monitorim ndërkombëtar, padi penale për strukturën mafioze në pushtet. Gjithë kjo, me shpresë se, do të realizohet në zgjedhje me ndërrimin e pushtetit”, potencoi ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button