Helikopterët e qeverisë siriane hedhin klor mbi Aleppo (FOTO)

Forcat qeveritare siriane janë akuzuar se kanë hedhur bomba fuçi me që përmbanin klor, nga helikopterët në një periferi të Aleppo-s, duke plagosur 80 persona, njofton sot BBC, transmeton Syri.net.

Vullnetarët e emergjencave thanë se njerëzit vuajtën nga vështirësitë në frymëmarrje pas sulmit në zonën Sukari.

Raportet nuk mund të verifikohen nga burimet të paanshme. Një hetim i udhëhequr nga OKB-ja në gusht zbuloi që qeveria kishte përdorur klor në të paktën dy raste.

Qeveria siriane e ka mohuar gjithmonë përdorimin e armëve kimike.

Kjo vjen pasi liderët e opozitës siriane po përgatiten të takohen në Londër të mërkurën për të nisur një plan të ri për një tranzicion politik me qëllimin për t’i dhënë fund konfliktit.

Grupi kryesor politik opozitar, Komiteti i Negociatave, do të pritet nga Ministri i Jashtëm Britani, Boris Johnson dhe ministrat e huaj nga grupi “Miqtë e Sirisë” do ta ndjekin.

Ibrahem Alhaj, një punonjës i shpëtimit të Mbrojtjes Civile të Sirisë, tha se ai kishte arritur në skenën e sulmit në Aleppo pak pasi helikopteri hodhi të martën fuçitë që përmbanin atë që, siç e tha ai, ishin katër cilindra klor.

Një tjetër vullnetar i emergjencës  që vepron në zonat e mbajtura nga opozita, ka publikuar në Facebook videon që tregon fëmijët në gjendje ankthi dhe që përdorin maksa oksigjeni për të marrë frymë.

_91051540_035129019Screenshot_1Screenshot_2Screenshot_3Screenshot_4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button