Deputetët e BDI-së nuk shfaqin interes për debatin e buxhetit 2017

Partia shqiptare në pushtet, BDI nuk ka shfaqur interes që të debatoj në Komisionin Kuvendor për Ribalancin e Buxhetit. Disa prej deputetëve, po nga e njëjta parti; Rexhail Ismaili, Kaltrina Azizi, Mirvan Xhemaili, Musa Ibrahimi, Talat Xhaferi kanë hyrë në sallë sa për t’u nënshkruar dhe kanë dalur për një kohë të shkurtër, raporton Portalb.

14218415_1146503978753420_1701312535_n

Deputeti Ernad Fejzullahu, nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, ka arsyetuar qëndrimin e partisë për të mos propozuar amandamente.

“PDSH para një muaji e gjysmë dorëzoi mbi 300 amandamente, ku përfshiheshin 300 kërkesa për t’i plotësuar nevojat elementare të shqiptarëve. Asnjë nga amandamentet nuk u pranua. Opinioni tashmë e ka të qartë, sidomos ato nga zonat e prekura nga përmbytjet, se kemi të bëjmë me shumicë arrogante. Qeveria si pranoi 300 amandamentet tona, prandaj kësaj radhe ne nuk e pranojmë Qeverinë”, tha deputeti Fejzullahu.

Zëvendës ministri i Financave Gëzim Beadini në seancën e sotme të Komisionit për Ribalancin e Buxhetit nuk ka pranuar as amandamentet e LSDM-së, me anë të së cilave deputetët e kësaj partie kërkonin që në vend të kredive për dëmshpërblimet për rajonet e përmbytura, të ndahen para nga zonat industrial teknologjike, reklamat qeveritare, etj.

“Kemi dorëzuar 11 amandamente, me anë të së cilave kërkojmë që t’u ndihmohet familjeve të prekura nga vërshimet. Bëhet fjalë për mjete në vlerë prej 27 milion euro. Kërkojmë të mos paguhen dëmshpërblimet nga kredi të reja, por të merren nga shkurtimet e reklamave qeveritare dhe përmendoret, prej të cilave s’kemi kurrnifarë fitimi. Pastaj, çka nëse ndërtojmë zona ku nuk ka investime të huaj? Është kapital i vdekur”, tha Marjanço Nikollov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button