Rusia teston gatishmërinë përmes stërvitjes ushtarake

Përmes një stërvitje të madhe ushtarake, Rusia është duke testuar gatishmërinë e forcave të ushtrisë së saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e rajonit jugor ushtarak kanë filluar stërvitje të gjerë me emrin “Kaukazi 2016” dhe se stërvitja do të zgjasë deri më 10 shtator.

Në stërvitjen e cila realizohet në rajonin Mesdhetar dhe Kaspik marrin pjesë 12.500 ushtarë dhe një numër i madh i anijeve ushtarake, avionëve dhe automjeteve të blinduara.

Në njoftimi theksohet se qëllimi i stërvitjes është kontrolli i gatishmërisë së ushtrisë ruse.

Rusia intensifikoi stërvitjet ushtarake pas ftohjes së marrëdhënieve me Perëndimin, për shkak të krizës në Ukrainë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më 25 gusht urdhëroi realizimin e stërvitjes ushtarake në disa rajone ruse, duke vendosur forcat ajrore dhe flotën ruse në gjendje të gatishmërisë maksimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button