Analistët: BDI mund ndryshojë qëndrimin për bojkotin e zgjedhjeve

Me afrimin zgjedhjeve presidenciale, njohësit e çështjeve politike hedhin vlerësime rreth skenarëve të mundshëm. Analisti Mersel Bilalli madje në një deklaratë për Alsat nuk përjashton mundësinë që në rrethin e dytë të zgjedhjeve, BDI-ja të heq dorë nga qëndrimi i ngurtë për bojkot të zgjedhjeve. Në këtë kuadër, analistët shprehen se mund të bëhet thirrje për mbështetjen e kandidatit të LSDM, Stevo Pendarovski, ndonëse jo në mënyrë decide.

“Jo se BDI-ja do të bëjë thirrje që elektorati i saj të votoj Pendarovskin, por do e lejoj atë të votojë sipas bindjeve personale, si realizim të një të drejte demokratike”, është shprehur Bilalli për Alsat.

“Unë mendoj se BDI-ja nuk do të bëj apel për përkrahje të kandidatit të opozitës,  por mendoj se është e pritshme që të thuhet se e drejtë demokratike e çdo qytetari që të votoj ashtu siç dëshiron. Po ashtu, pozitive është se vetë kandidati i opozitës për herë të parë i drejtohet elektoratit në gjuhën shqipe dhe gjithë materiali që disponon  e ka edhe në gjuhën shqipe dhe është fjala për një figurë të veçantë i cili është i pranueshëm dhe i çliruar nga nacionalizmi”, ka shtuan në deklaratën për Alsat, analisti politik Mersel Bilalli.
 
Megjithatë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, në takimin e mbrëmshëm me qytetarët deklaroi se nuk do të devijojë nga përcaktimi për të bojkotuar presidentin e ‘një anshëm’. “Për ne jo 3 por 4 kandidatë janë të papranueshëm, as në raundin e parë as në raundin e dytë. Asnjë votë jashtë konsesualitetit, ne më të vlefshme kemi idenë, sepse ideja e presidentit me marrëveshje është ide që shqiptarët i bën më të rëndësishëm, proceset i bën më të rëndësishme”, u shpreh Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button