Sarkozy akuzohet për financimin ilegal të fushatës presidenciale

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i cili sërish synon postin e kreut të shtetit mund të përballet me një proces gjyqësor nën akuzën për keqpërdorime financiare, raporton Anadolu Agency (AA).

Radioja franceze “Europe 1” lajmëroi sot se zyra e Prokurorit të Parisit ka autorizuar nisjen e një hetimi gjyqësor kundër ish-presidentit Sarkozy dhe 13 personave tjerë të përfshirë në aferën “Bygmalion” që ka të bëjë me financimin ilegal të fushatës presidenciale të vitit 2012.

Nga shkurti i këtij viti Sarkozy i është nënshtruar një hetimi për rastin në fjalë pasi Këshilli Kushtetues në vitin 2013 konstatoi se Sarkozy ka tejkaluar limitet e shpenzimit për fushatën e tij presidenciale, më konkretisht se “ka menaxhauar me dokumentacion të dyfishtë kontabiliteti”.

Policia nga ana e saj ka zbuluar llogari të rreme në vlerë prej 18 milionë dollarë të cilat i kishte lëshuar kompania përgjegjëse për organizimin e eventit Bygmalion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button